Fituesja e medaljes olimpike dhe gjimnastikës Simone Biles, ka folur për herë të parë pasi vëllai i saj u akuzua për vrasje të trefishtë.
Tevin Biles-Thomas u arrestua javën e kaluar në lidhje me vrasjen e tre personave në Cleveland në prag të Vitit të Ri.
Simone lëshoi një deklaratë në Tëitter dhe shkroi: “Akoma duke kaluar nëpër vështirësi pas lajmeve të javëve të fundit”.
“Zemra ime dhemb për të gjithë ata që janë të përfshirë, veçanërisht për viktimat dhe familjet e tyre. Nuk ka fjalë që mund të them dhe që shëron dhimbjen e ndokujt, por dua të shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi. Kërkoj nga të gjithë që respektoni privatësinë e familjes time”, shkroi më tej ajo.