Simone Zaza në radarin e Milanit

Prishtinë | 25 Kor 2016 | 21:14 | Nga

Simone Zaza mund të ndërrojë skuadër këtë verë

Sulmuesi italian, Simone Zaza, pritet të largohet nga Juventusi, për shkak të minutazhes së vogël që ka nën urdhëratë e trajnerit Massimiliano Allegri.

Gazzetta dello Sport raporton se për lojtarin janë të interesuara shumë skuadra nga Premierliga, por tashmë garës i ka hyrë edhe rivali i ‘Zonjës së Vjetër’, Milani.

Sipas asaj që shkruan Gazzetta dello Sport, lojtari i pëlqen shumë trajnerit, Vincenzo Montella, i cili do të tentojë në të gjitha mënyrat që ta transferojë 25 vjeçarin në ‘San Siro’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme