Simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar festën në rrugët e Prishtinës, pasi ky subjekt po del të jetë fitues i zgjedhjeve nga më shumë se 80 % të votave të numëruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Sikur shihet në pamjet e Ekonomia Online, ata po festojnë me sirena makinash e flamuj në rrugët e kryeqytetit.
Lëvizja Vetëvendosje po prin me rreth 7 mijë vota ndaj subjektit të dytë -LDK, derisa numërimi vazhdon.
Lideri i VV-së, Albin Kurti, do t’iu drejtohet simpatizantëve të mbledhur para zyrave të VV-së në Arbëri dhe më pas do t’i bashkëngjitet festës në sheshin “Skënderbeu”.