Simptomat e diabetit të tipit të dytë, nuk shfaqen gjithmonë, por në rast se vërehen, ato mund të duken të ngjashme me shenjat e kushteve më pak serioze.
Simptomat mund të jenë të vështira për t’u zbuluar dhe mund të zhvillohen gradualisht.
Uria – Ndjenja e urisë në një pikë të caktuar të ditës, veçanërisht menjëherë pas ngrënies, është një nga simptomat e diabetit të tipit të dytë.
Urinimi – më shpesh se normal, sidomos gjatë natës.
Etja – e njohur si polidipsia.
Largpamësia – njerëzit me këtë gjendje mund të përjetojnë largpamësi të paqartë.
Kruarja e lëkurës – veçanërisht kruarje rreth organeve gjenitale.
Prerje ose plagë – këto priren të shërohen më ngadalë tek njerëzit me diabetin e tipit të dytë.
Humbja e peshës – e menjëhershme ose humbja e masës së muskujve, njofton Klan Kosova.