Është publikuar projekti më i ri nga dyshja Genc Prelvukaj dhe Sinan Vllasaliu.
“Hallall e ke” titullohet kënga e tyre më e re e cila u paralajmërua pak ditë më parë.
Kënga flet për një dashuri të humbur nga tradhëtia dhe intrigat e shumta të femrës sic portetizohet në këtë këngë.
Ajo u prit mjaft mirë nga publiku, ku që nga publikimi mori pëlqime dhe u shpërnda gjithandje.
E nuk ka se si kur bëhen bashkë një dyshe si Sinani e Genci.
Kjo nuk është kënga e vetme e dyshes, para disa vitesh ata publikuan edhe hitin “Falma një Jetë” e që pjesë e saj ishte edhe Milot Hasangjekaj sa ishte aktiv grupi Etnon.
Kënga numëron mbi 14 milionë klikime në kanalin zyrtar në Youtube, e që të njejtin fat sipas Gencit pritet ta përcjell edhe bashkëpunimi i tyre i dytë.