Sindikalistët falënderojnë Stavilecin për Ligjin për Trepçën

Prishtinë | 24 Jan 2017 | 16:03 | Nga

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka pritur sot në takim një delegacion të Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të “Trepçës”, të kryesuar nga kryetari i saj, Shyqyri Sadiku, me të cilët ka biseduar për zhvillimet aktuale në këtë ndërmarrje dhe të ardhmen e saj.

“Me miratimin e Ligjit për Trepçën qartësohet statusi i kësaj ndërmarrje të rëndësishme për ekonominë e vendit dhe i hapë rrugë zhvillimit të saj, rrjedhimisht kjo do të krijojë perspektivë edhe për punëtorët”, tha ministri Stavileci.

Kreu i MZHE-së ka rikonfimuar interesimin e Qeverisë për zhvillimin e sektorit minerar dhe theksoi se në këtë kuadër, “Trepça” përbën një prioritet në vete.

Stavileci vlerësoi kontributin e punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje për të zhvilluar ndërmarrjen dhe i siguroi ata që nuk do tu mungojë mbështetja e ministrisë që drejton.

Nga ana e tyre, sindikalistët falënderuar ministrin Stavileci për angazhimin e tij në finalizimin e Ligjit për Trepçën, duke vlerësuar atë si mënyra e vetme që garanton zhvillimin e Trepçës.

Ata, gjithashtu, e njoftuan ministrin Stavileci me punën dhe sfidat me të cilat ballafaqohen me qëllim të mbajtjes në nivel operimin në këtë ndërmarrje, thuhet në një komunikatë të MZhE-së, të lëshuar pas takimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme