Sindikata e Pavarur Elektrokosova, me anë të një postimi në Facebook, ka reaguar lidhur me sulmin dhe arrestimin e dy punëtorëve të saj në Deçan.
Në një reagim përmes Facebook, kjo sindikatë e ka cilësuar si qyqar sulmin, duke kërkuar KEDS-KESCO, që punëtorët të kenë siguri më ta madhe në punë.
”Dënojmë sulmin fizik ndaj dy punëtorëve tanë në vendin e tyre të punës në distriktin e Pejës”.
”Ne si sindikatë ftojmë organet e rendit të mirën me rastin si dhe sulmuesit të vihen para drejtësisë, sulmi në vendet e tyre të punës është akt i ligë dhe qyqar. Njëkohësisht kërkojmë nga menaxhmenti i KEDS-KESCO, që punëtorëve tanë të ju ofrohet siguri më e madhe si dhe të mirën parasysh vështirësitë e tyre në vendet e punës”, thuhet në reagimin e tyre.
Ndërsa policia përmes raportin 24 orësh ka njoftuar për këtë rast se punëtorët e tyre janë sulmuar në vend të punës, sulm të cilin e kanë quajtur edhe si qyqar.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj gjatë ditës së djeshme në Deçan, punëtor të KEDS-it, të cilët pas një mosmarrëveshje rreth parkimit të veturës së tyre kanë sulmuar një person tjetër i cili në atë vende kishte qenë duke punuar në rrugë”.
”Viktima si pasoj e sulmit ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.