Nënkryetari i Sindikatës së KEK-ut, Nexhat Llumnica, ka njoftuar se është shtyrë protesta e paraparë të mbahet të hënën, më 14 dhjetor.
Kjo pasi sipas tij, menaxhmenti dhe bordi i KEK-it i kanë shqyrtuar kërkesat e tyre, dhe disa prej tyre, u realizuan pjesërisht.
“Të nderuar punëmarrës të KEK-ut ju informojmë së kryesia e Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovë ka vendosur ta shtyj (Prolongojë) në kohë të pacaktuar protestën e paralajmëruar për të hënën me 14.12.2020 në Prishtinë. Arsyeja, pasi që Menaxhmenti dhe bordi i KEK-ut sot ka shqyrtuar kërkesat tona dhe pjesërisht janë realizuar. Si dhe jemi duke biseduar për aprovimin e marrëveshjes kolektive në nivel të ndërmarrjes”, njofton Llumnica, raporton KOHA.
Sindikata e KEK-ut pati kërkuar më herët nëpërmjet protestave mjetet financiare. Llumnica më herët pati thënë se një ndër kërkesat e tyre është edhe aprovimi i një marrëveshjeje kolektive.