Sindikata e KOSTT-it proteston të hënën kundër “rritjes së përshkallëzuar” të pagave – Dallimi deri 8-fish

Prishtinë | 27 Jan 2024 | 21:31 | Nga Ekonomia Online

Sindikata e Pavarur e KOSTT-it ka paralajmëruar se punëtorët e kësaj kompanie do të protestojnë, ditën e hënë, duke shprehur mospajtimin me “rritjen e përshkallëzuar” të pagave që kanë thelluar dallimet ndërmjet punëtorëve dhje menaxhmentit.

Protesta mbahet përpara ndërtesës kryesore të KOSTT-it, të hënën, nga ora 11:00, bëhet e ditur në njoftimin e sindikatës.

“Protesta ka qenë paralajmëruar të mbahet të premten, mirëpo meqenëse paralajmërimi në Policinë e Kosovës duhej të bëhej së paku 48 orë më herët, jemi të detyruar që protesta të organizohet të hënë”, ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Pavarur të KOSTT-it, Arben Pllana, raporton Ekonomia Online.

“Duke u bazuar në takimin e Sindikatave me Punëtorët e KOSTT-it, të mbajtur më datën 10.01.2024, në ndërtesën kryesore të KOSTT-it në Prishtinë, të dy sindikatat e KOSTT-it bashkë shprehin mospajtimin me ‘Rritjen e Përshkallëzuar prej 15% deri 3% të Aprovuar’ të cilën më datën 24.01.2024, kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT-it ua kumtoi punëtorëve të kompanisë”, thuhet në njoftimin për medie.

“Të dy sindikatat e KOSTT-it bashkë me punëtorët kanë kërkuar rritje page prej 20%, vetëm për stafin jomenaxherial, krejt kjo për të zvogëluar hendekun e madh dhe të padrejtë të pagave në kompani ndërmjet stafit jomenaxherial në njërën anë dhe stafit menaxherial e menaxhmentit të lartë në anën tjetër”.

“Me Rritjen e aprovuar nga Kryeshefi Ekzekutiv, ky hendek vetëm sa është thelluar edhe më tej, që do të thotë paga më e lartë në KOSTT është sa 8-fishi i pagës më të ulët”.

Por, pagat nuk janë i vetmi shqetësim i sindikatave dhe punëtorëve të KOSTT-it.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme