Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës edhe të premten ka mbajtur protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar miratimin e Ligjit dhe kthimin në vendet e tyre të punës, raporton Ekonomia Online.
Ibadete Hasani-Berisha nga Sindikata e Lotarisë, tha se edhe përkundër premtimeve të njëpasnjëshme nuk është marrë asnjë hap në realizimin e kërkesave të tyre.
“Kemi dalë me protestu dhe normale është, arsyeja është e njëjtë me të vetmin qëllim miratimin e ligjit e edhe pagat. Nuk po kërkojmë asgjë më shumë, Të Njëjtat arsye dhe i njëjti qëllim e po presim ndoshta hasim më në fund në mirëkuptim”
Ajo ka sqaruar se pa punë kanë mbetur mbi 60 persona të cilët nuk janë ndihmuar nga shteti.
Qeveria i ka premtuar Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët.