Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës e përkrah draftin e statutit të ndërmarrjes Trepça të propozuar nga Bordi Mbikëqyrës të ndërmarrjes, i cili dje është miratuar nga Qeveria e Kosovës.
Kjo sindikatë bën të ditur përmes një komunikate për medie se ku konstatim ka dale nga takimi i përbashkët i të gjitha njësive sindikale të kompleksit Trepça, së bashku me menaxhmentin aktual të saj dhe udhëheqësit e njësive përbërëse të saj, transmeton Ekonomia Online.
“Në takimin e përbashkët të të gjitha njësive sindikale të Kompleksit Trepça së bashku me Menaxhmentin aktual të saj dhe udhëheqësit e njësive përbërëse të saj doli konstatimi unanim i përfaqësuesit të përkrahjes së parezervë të versionit të Draft Statutit të Trepça sh.a. të përpiluar nga përfaqësuesi i punëtorëve të Trepçës në Bordin Mbikëqyrës, i cili parasheh edhe:
1. Definimin e saktë të të gjitha vendburimeve minerare të cekur në këtë draft statut
2. Inkorporimin e Njësisë së Fabrikës së Paimeve të Procesit si njësi me interes të veçantë për mirëmbajtjen e Minierave të Trepçës.
3. Adresimin e qartë të çështjeve sociale dhe mjedisore siç është cekur në draft statutin e cekur”, thuhet në komunikatë.
Çfarëdo versioni tjetër i Statutit të Trepçës i cili nuk merrë parasyshë pikat e cekura më lartë për punëtorët e Trepçës, sipas sindikatës, është i papranueshëm dhe do të sjellë dëme të pariparueshme dhe të paparashikuara për të ardhmen e ndërmarrjes Trepça.