Sindikata e Shëndetësisë përshëndet vendimin për heqjen e listës së pritjes me stentime

Prishtinë | 16 Kor 2018 | 15:41 | Nga

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invanzive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është hequr lista e pritjes së pacientëve për stentim.

Tani pacientët që kanë nevojë për stentim, stentohen menjëherë si raste urgjente, ose caktohet data e saktë e procedurës, nëse rasti nuk është emergjent.

Këtë veprim të Ministrisë së Shëndetësisë e ka përshëndetur Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.

Kjo e fundit njëherit ka inkurajuar Ministrin e Shëndetësisë dhe Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës që të vazhdojë duke rritë shërbimin , dhe është zotuar se do të jenë bashkëpunues dhe në krah të çdo procesi që e përmirëson gjendjen në shëndetësi, transmeton Klan Kosova

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme