Sindikata e Shërbimit Civil e përkrah vendimin e Kushtetueses për shkarkimin e 5 anëtarëve të KPMShCK-së

Prishtinë | 17 Dhj 2021 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Sindikata e Shërbimit Civil e përkrah vendimin e Kushtetueses për shkarkimin e 5 anëtarëve të KPMSHCK-së

Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës e ka përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetuese

të Republikës së Kosovës i cili konstatoi se vendimi për shkarkimin e 5 anëtarëve të

KPMSHCK-së është kundër kushtetues.

Sipas tyre në këtë formë është mbrojtur, në mënyrën më të mirë, interesi i Shtetit të Kosovës dhe Shërbyesve Civil në veçanti

Komunikata e plotë:

Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës (SSHCK), përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetuese

të Republikës së Kosovës i cili konstatoi se; vendimi për shkarkimin e 5 anëtarëve të

KPMSHCK-së është kundër kushtetues. Në këtë formë është mbrojtur, në mënyrën më të mirë,

interesi i Shtetit të Kosovës dhe Shërbyesve Civil në veçanti ngase, nuk do të duhej në asnjë

formë Kuvendi i Kosovës të merret me këtë institucion të pavarur e që ne edhe më herët kemi

thënë se është një lloj Gjykate e Shërbimit Civil dhe këtë e ka konfirmuar edhe Gjykata

Kushtetuese duke e emërtuar si një lloj ’”tribunali” që nënkupton se kuvendi dhe politika duhet

të mbajnë larg duart nga institucionet e pavarura kushtetuese.

Kjo praktikë e sulmeve dhe etiketimeve pa asnjë justifikim ligjor mbi këto institucione është një

pasqyrë jo e mirë edhe në raport me bashkësinë ndërkombëtare dhe dëmton në masë të madhe

imazhin e Shtetit të Kosovës, sepse në këtë formë krijon një precedentë të rrezikshëm që çdo

qeveri dhe pushtet të merret me këto institucione në vazhdimësi, varësisht se cila parti është në

pushtet.

Tendenca për të sulmuar këto institucione të pavarura është në kundërshtim me çdo normë dhe

rregull dhe se Kuvendi i Kosovës dhe komisionet parlamentare nuk duhet të luajë rolin e

Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatës sepse përgjegjësit janë të ndara në këtë aspekt, andaj edhe nuk

duhet të ndërhyhet në kompetenca të institucioneve tjera.

Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës kërkon nga kreu i Kuvendit të Kosovës dhe kryesia, që të

merr masa ndaj atyre që kanë qenë promotor të këtyre proceseve me ç ‘rast i është shkaktuar dëm

i pariparueshëm institucionit më të lartë të vendit tonë Kuvendit të Kosovës, sepse çfarë mund të

pritet nga institucionet tjera kur Kuvendi shkel Kushtetutën e Kosovës si dokumenti më i

rëndësishëm i vendit.

Apelojmë që të mos kalohet pa llogaridhënie ata që kanë shkelë kushtetutën e vendit tonë.

Të ngjashme