Sindikata Profesioniste e Telekomit të Kosovës kanë thënë se gjendja e kompanisë është shumë e keqe ndërsa punëtorët nuk duhet të paguajnë për keqmenaxhim nga ana e menaxhmentit të Telekomit.
Në reagim thuhet se Sindikata po përcjell të gjitha zhvillimet e fundit në kompani.
“Veprimet muajve të fundit dhe këto ditëve që lamë pas, vetëm sa shtojnë dyshimet, skepticizmin se është duke u punuar diçka në dobi të Telekomit. Kur kësaj i shton gjendjen politike në vend dhe mungesa e vendimmarrjes institucionale (Qeverisë – Aksionarit), ne si Sindikatë nuk do të lejojmë me asnjë çmim që punëtorët tanë ta paguajnë keqmenaxhimin dhe paaftësinë lidershepit në Telekom dhe jashtë Telekomit të Kosovës. Ne Sindikata Profesioniste nuk i takojmë asnjë partie politike, nuk jemi pjesë e asnjë grupacioni të interesit, ne jemi dhe do mbesim zëri i të drejtave të punëtorit. Politika, Qeveritë mund edhe të ndërrohen çdo ditë, por, ne nuk do të tolerojmë të shkelet mbi të drejtat dhe ekzistencën e punëtorëve. S’ka politikë me Telekomin e Kosovës!”, thuhet në reagim.
Gjithashtu në reagim përmenden edhe pagat dhe kreditë e punëtorëve.
“Ne si sindikatë dhe punonjësit e kompanisë jemi të shqetësuar me plotë tema që lidhen me fatin dhe ekzistencën ekonomike e sociale stafi. Janë mbi 85% e punëtorëve që kanë kredi në banka, mesatarisht 3.5 vite jetëgjatësia e kredisë dhe mos siguria dhe e vijimësisë në të ardhurat e tyre (çoftë edhe me të ulëta), krijon një gjendje që nuk përballon asnjëri nga ta”, thuhet në reagim.Sindikata thotë edhe se transparenca në këtë kompani mungon.
Sindikata ka renditur edhe disa nga temat për të cilat thotë se punëtorët janë të interesuar të kenë përgjigje nga drejtuesit e Telekomit të Kosovës.
Reagimi i plotë:
Privatizimi – Para pak kohe Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka filluar një “ ide” apo “koncept” për privatizim të TK-se, mu në kohën kur kompania e ka vlerën me të ulet në treg.
Është për mu habitë se si Menaxhmenti, Kryeshefi dhe Bordi, fare se kanë biseduar këtë proces me punëtorë dhe Sindikatat. Ne jemi për privatizim, por pa ju garantuar të drejtat e punëtoreve, pa u rritur vlera e kompanisë, pa ndryshuar modeli i privatizimit, as që bëhet fjalë për një gjë të tillë.
Ristrukturimi – edhe pse flitet çdo ditë për ristrukturim të mirëfilltë, ai nuk është duke ndodhur. Kemi çdo ditë lëvizje pozitash, duplifikim postesh dhe asnjëherë të sinkronizuara me nevojat e tregut, me nevojat e konsumatorëve. Kjo ka bërë që përveç problemeve tjera që kemi, ënde është renduar gjendja në Telekom. Edhe për këtë temë, jemi të hapur dhe e përkrahim, por jo duke adaptuar pozita në shërbim të politikës ditore dhe grupeve të caktuara të interesit.Konkurset interne dhe anulimi i tyre – ishte një mundësi që të nxitet gara për pozitat e caktuara të shpallura me konkurs intern. Anulimi i tij pa ndonjë arsye të fort, vetëm sa shton bindjen tonë, se është duke u shkelur e drejta me elementare për shanse të barabarta. Një gjë e tillë përveç që shkel të drejtat me elemantare edhe e de motivon totalisht stafin dhe nuk përjashtohet mundësia që të ikin kuadrot me profesionale nga Telekomi i Kosovës. Konkursi ishte nisur mirë, ishin kryer të gjitha përgatitjet, por anulimi i tij dhe mos jepja shansë për garë e të të gjithëve, nuk është e pranueshme për ne, për çka si Sindikatë Profesioniste kërkojmë që mos shkelen të drejtat e asnjë punëtori. Zëvendësimi i konkurseve interne me nominime dhe emërime nëpër pozita të ndryshme, është jashtë çdo norme, kodi etik dhe profesional, e aspak ligjr
Kodi shtetëror +383 – edhe pse janë bërë vite që jemi pranuar si anëtarë i barabartë në ITU (kemi kodin tonë +3830, ne ende se kemi implimentuar, duke i krijuar konkurrencës mundësinë që të bëjë diferencimin (përparësinë në të hyra dhe klient). Është proklamuar se me kod të ri, përveç kursimeve, edhe do krijohen të hyra të reja për Telekomin. Fatkeqësisht kjo s’po ndodh, përkundër kemi rënje të të hyrave në masën prej 18% çdo muaj në krahasim me vitet paraprake. Nëse kemi implimetuar pjesërisht kodin shtetëror, kjo do duhej se reflektuari edhe në performancë financiare, por mos prezenca në treg me oferta joshëse, ka bërë që Telekomi i Kosovës të ketë çdo ditë e me tepër vështirësi financiare.Monaco dhe Alcatel (Nokia) si partner afarist prej fillimit në Telekom, janë treguar të papërgjegjshëm dhe jo etikë në partneritet karshi neve. E themi këtë sepse për vite të tëra, por edhe sot, kanë marrur nga Telekomi i Kosovës miliona euro, e derisa ne tani përballemi me këto sfida, këta të fundit vetëm kërkojnë të kenë kontrata afatgjata me Telekomin, e fare pa u brengosur për gjendjen në të cilën gjendemi. Aspak e ndershme kjo gjë, ose edhe jemi ne që i kemi krijuar këto raporte. Mjafton analizë në një ditë pune, për me parë se si janë të ndërtuara raportet dhe a përkojnë këto me interesa të një anshme nga këta dy operator – partner.Shpenzimet operative (paga dhe mëditje, marketing, blerje dhe furnizim me telefona, udhëtime jashtë vendi, reprezentacion – dreka darka pune, renovime, qiratë etj…), vetëm sa e rendojnë këtë gjendje. Këto shpenzime pothuaj kanë mbetur të njëjta me kohën kur kompania kishte bilanc pozitiv. Ne nuk shohim asnjë kursim. Në asnjë kategori të shpenzimeve nuk e kemi arritur të shohim kursim, përjashtimisht shpenzimeve në media – portale, e që në krahasim me tjera shpenzime, këto janë shumë minore.
Mungon kontrolla dhe analiza e shpenzimeve në raport me benefitet që sjell ai shpenzim. Kjo gjë duhet të ndërpritet sa me shpejt, krejt kjo që të normalizojmë sa do pak këtë gjendje. Shpenzimet që lidhën me domosdoshmërinë e operimeve, sigurisht se janë të pranueshme, por jo ato shpenzime që nuk sjellin asnjë benefit, por vetëm sa e rrisin barrën e kompanisë.Është për t’u habitur fakti se Bordi i Drejtorëve të Telekomit edhe pse ka nxjerrë Strategji për kursime dhe dalje nga gjendja jo e mirë e Telekomit, këto hapa nuk janë zbatuar ose fare pak janë zbatuar nga Menaxhmenti Ekzekutiv, Kryeshefi dhe vetë Bordi.
Mungesa e materialit për instalime në teren (në regjione) – ne jemi çdo ditë në teren. Ankesat që vijnë nga atje, me se miri e pasqyron gjendjen ku gjendemi. Kemi dispalancë mes kërkesave të klientëve dhe realizimit të këtyre kërkesave. Me muaj të tërë nuk i realizohet kërkesa (ka raste deri 2 -3 muaj), e si të rriten të hyrat. Mungojnë material prej telit/kabllo, lidhëse, modema, stb, vegla pune…, e fare mos të përmendim veshmbathjen e ekipeve në terren dhe imazhin. Ne bëjmë me shumë reklama individuale dhe përcjellim aktivitet që fare nuk lidhen me Telekomin, se sa të investohet në imazh të vërtetë. Nuk mund t’i fajësojmë punëtorët për mos punë, nëse mungojnë kushtet me elementare. Punëtoret e terrenit janë pasqyra e jonë me mirë. Mos përmirësimi i kushteve të punës nder vite, e që vazhdon edhe sot, mos ndarja e punëve në mënyrë proporcionale, diferencimi në pagë mes atyre administrative (në zyre) me ato në terren, jo përgjegjësia, jo transparenca, janë ato që I kanë kontribuar kësaj gjendje.Nëse menaxheret regjional s’kanë kompetenca, s’kanë material për punë, s’kanë informata, s’kanë motivim, pyetja është se si të ballafaqohemi me konkurrencën dhe me çka të luftohet ajo?Biznes plani 2020/20023 – është duke u punuar në këtë drejtim, ashtu siç edhe e parasheh ligji për NP. Por, a janë duke u marrë parasysh të gjitha këto elemente që cekem me lart?, nëse ne s’kemi informata, s’ka informata as stafi, e po vazhdohet e njëjta “lojë” që ne jemi duke e kritikuar çdo ditë. Nuk duam asnjë informatë me numra, me shifra që do “rrezikonin” sekretin afarist, por pyetja shkon; ku do jenë punëtorët pas 1,2,3 vite?, cila është paga e tyre?, kah do orientohet kompania?.Jo transparenca rreth mos vazhdimit me MVNO dhe numrat e tyre – e dimë që ka përfunduar marrëveshja mes TK dhe Zmobile, temë kjo që është e dijshme për të gjithë. Çka na mungon në këtë fazë është, se çka është duke u bërë që ata numra/klient të kalojnë tek Vala?, cilat janë përgatitjet tona teknike që me absorbu ata konsumator?, a kemi ndonjë ofertë që kishte me joshë këta klient?, cilat janë gjasat që në shumicë me kalu kah Vala këta konsumator?, sa i kushton Vala-s kjo bartje e numrave?, si është e rregulluar me ligj kjo çështje dhe konsekuencat “e mundshme” gjatë dhe pas transferimit të të dhënave? etj…, nëse jo të gjitha, këto info i duhen punëtorëve. Sepse në fund të ditës, Menaxhmentet, Drejtorët, Bordet kanë mandat 3 vjeçare dhe janë punëtorët që prap do ballafaqohen dhe vuajnë pasojat e veprimeve – vendimeve të menaxhmenteve në vazhdimësi.
Partneritet ne reflektim me gjendjen ku gjendemi – koha kur janë ndërtuar partneritet e Telekomit me të tjerët, ka qenë një situatë krejt me ndryshe, si në treg, si në teknologji, si në vetë gjendjen financiare që kishte Telekomi. Telekomi nuk ka ndonjë strategji dhe analizë të mirëfilltë, se si të veprohet tutje. Çka duhet në këtë fazë, është së duhen analiza të thella, si a I duhen ende TK-së këto partneritet?, nese po, për cilat shërbime dhe çfarë provizioni?, a mundet TK-ja me forca vetanake me kryer ndonjërin prej shërbimeve që kryejnë këta partner?, a mund të ndryshohen kushte e kontratës marrur parasysh gjendjen e kompanisë?Pjesëmarrje në takimet me ME (se paku një herë në muaj) – roli dhe detyrat e Sindikatave në raport me menaxhement janë të definuara me statutet të të dyjave, por edhe me ligj. Nuk kërkojmë dhe nuk duam që të jemi në asnjë proces që lidhet me operimet, zbatimin në praktikë të strategjive… por, mosinformimi me kohë, mungesa e raporteve të shëndosha – reciproke Sindikatë – Menaxhement, kanë dhënë rezultatet që kemi para nesh. Andaj, minimum një herë në muaj duam takim mes udhëheqjes sindikale dhe menaxhmentit, në të kundërtën, këta të fundit nuk na përfaqësojnë neve si punëtorë të korporatës dhe çfarëdo vendimi i tyre do të kundërshtohet fuqishëm.Si përfundim, ne si Sindikatë në asnjë moment nuk pajtohemi me këtë gjendje. Kjo gjendje mund të rikuperohet nëse të gjithë jemi për me ndryshuar, por edhe nëse vazhdohet ky injorim ndaj kërkesave të punëtorëve, shkeljes se të drejtave të tyre, atëherë pasojat (penale, juridike dhe etike) bien direk mbi ata që janë zotuar se do qojnë proceset përpara përmes djersës dhe punës se punëtorëve. Ne jemi në përgjigje të këtyre pyetjeve dhe shqetësimeve që shkojnë për Udhëheqësit e Telekomit të Kosovës, ne kemi të drejtën tone, ne kemi rrugën dhe mjetet tona që na lejohen me Ligj dhe Kushtetutë.