Sindikata reagon ashpër pas akuzave-Minatorët nuk frikësohen, nuk kërcënohen, nuk dorëzohen

Prishtinë | 29 Tet 2023 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Në faqen zyrtare në Facebook të ndërmarrjes Trepça Sh.A janë publikuar disa fotografi të grevistëve të cilët kane shprehur gatishmërinë për të ndihmuar minatorët e mbyllur në miniere , në atë postim thuhet se këta persona janë sabotues dhe bojkotues të punës .

Por sipas Sindikatës kjo gjë nuk është e vërtetë dhe kjo është një sjellje e turpshme .

Postimi i plotë :

E Tmerrshme.
Në faqen zyrtare në Facebook të ndërmarrjes Trepca Sh.A janë publikuar disa fotografi te grevisteve dhe personave te vullnetit te mire te cilet kan shprehur gadishmerin për të ndihmuar minatoret e mbyllur ne miniere.
Në këtë postim ndër të tjera thuhet se këta përsona janë sabotues dhe bojkotues të punës, duke kërcënuar se ndaj të njejtëve do të mirren vendime, duke kërcënuar minatorët grevist dhe duke shfaqur fytyren e tyre të vërtetë.
Një tendence të tillë friksuese dhe shantazhuese ndaj minatoreve grevist e konsiderojm si përpjekje të dështuar, të një menaxhmenti të papërgjegjshëm, joprofesional dhe dhe jolegjitim.
Në vend se menagjmenti të solidarizohet dhe të plotesoj kërkesat e minatorëve, duke marre parasyshe situaten e rëndë shëndetsore dhe rreziku per jetë që është duke iu kanosur grevistëve, ata gjejne kohen të shantoazhojnë dhe të njollosin greven e minatoreve.
Kjo sjellje është e turpshme.
Minatorët nuk friksohen, minatoret nuk kërcënohen dhe minatorët nuk dorzohen.

Të ngjashme