Sindikatat e KOSTT-it protestojnë kundër “rritjes së përshkallëzuar” të pagave që thelloi dallimet mes punëtorëve dhe stafit menaxherial

Prishtinë | 29 Jan 2024 | 12:04 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sindikatat dhe punëtorët e kompanisë Operatori i Sistemit dhe Transmetimit të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT), kanë protestuar të hënë para objektit të kësaj ndërmarrje, raporton Ekonomi Online.

Ata përmes kësaj proteste kanë shprehur pakënaqësinë me “rritjen e përshkallëzuar” prej 15% deri 3% të pagave, që e thellon dallimin mes punëtorëve dhe stafit menaxherial.

Sindikatat kërkuan anulimin e këtij vendimi si dhe rritja e pagës për pozitat jo menaxheriale të jetë 20%.

Po ashtu nga organizatorët u tha se protestat do të vazhdojnë nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

Kryetari i Sindikatës KOSTT, Arben Pllana, ka thënë se protesta e organizuar nuk ka qëllim individual politik apo partiak, por ka për qëllim mbrojtjen e të drejtave ligjore të punëtorëve.

Ai tha se kërkojnë anulimin e këtij vendimi si dhe rritja e pagës për pozitat jo menaxheriale të jetë 20%.

“Është protestë paqësore e paralajmëruar tek organet e rendit të sigurisë e gjithashtu janë lajmëruar edhe të tjerët. Nuk ka qëllim individual politik apo partiak, por mbrojtjen e të drejtave ligjore të punëve, e bazuar në nenin 23 të kushtetutës së Republikës së Kosovës. Sindikata vazhdimisht ka kërkuar që orët shtesë të paguhen si orë jashtë orarit e jo si orë të kompozuara. Sindikatat po ashtu kanë kërkuar që ekipeve të linjave të operatorëve të iu paguhen rrezikshmëria por kjo thirrje ka hasur në vesh të shurdhër”.

“Asnjëherë nuk ka ndonjë që para festave të fundvitit mos të iu ekzekutohet paga e fundvitit. Nuk patën me çka ta festojnë edhe pse rrogën e kanë merituar, në KOSTT edhe përkundër që janë angazhuar kompani të licencuara ndërkombëtarësh, nivelizimi në paga, me kostot të larta për kompaninë, është një nga burimet kryesore të pakënaqësisë më kompaninë. Sindikata kërkon anulimin dhe rritjen e së përshkallëzuar dhe të aprovuar se kinse sindikatës prej 20% në të gjithë stafin, duke përfshirë inxhinieret, teknikët për operim, stafin teknik mbështetës të higjienës, kërkojmë reflektimin nga Bordi para ekzekutimit të janarit në kohëzgjatje deri në 10 shkurt, e nëse nuk anulohet atëherë do të veprojmë në baza të statusit të ligjit për sindikata”, tha ai.

Seladin Izmaku, përfaqësues i sindikatës ka thënë këta punëtor tash e 10 vite nuk kanë gëzuar rritje pagash.

Ai tha se kërkojnë që pagat e janarit të merret me ngritje 20% dhe nëse kjo nuk ndodh, sipas tij, protestat do të vazhdojnë.

“Tash e 20 vite stafi i KOSTT kanë qenë në gjendjen më të vështirë krahasuar me menaxhmentin e lartë atu, paga më e lartë ka qenë sa 8 fshi i pagës më të ulët, krahas kësaj, stafi i lartë kanë kontrata të përhershme, kjo gjë i ka shuar ambiciet për ngritje të pozitave. Po ashtu, këta punëtor tash e 10 vite nuk kanë gëzuar rritje pagash. Në takimin me punëtorët është kërkuar rritje pagash prej 20% për stafin jo menaxherial, e brenda këtij viti të filloj të zbatohet sistematizimi i ri i vendit të punës, i paraprirë nga një vlerësim adekuat. E edhe konkurset e brendshme të cilat kanë dështuar, për tu hapur konkurse të jashtme pa u shteruar pozitat brenda kompanisë. Nëse paga e janarit 2024 nuk merret me rritje 20% për stafin jo-menaxherial atëherë sindikatat dhe punëtoret do dalin në protestë para objektit të KOSTT.

Kryetar i Sindikatës së KEK-ut, Nexhat Llumnica, ka thënë se punëtori është duke u konsideruar si vegël pune.

“Ne do të fitojmë edhe përmes gjykatës, mirëpo ose ka bashkëpunim me akterë të ndryshëm duke e keqpërdorur detyrën zyrtare ose janë aq të ligtë e aq të mjerë sa të shkelin të drejtën e punëtorit sa të konsiderojnë punëtorin si vegël pune”, ka thënë ai.

Të ngjashme