Edhe pse kujdeseni që të ushqeheni në mënyrë të shëndetshme, të merreni me aktivitet fizik dhe të qëndroni sa më larg smogut dhe ndotjes, sërish trupi i njeriut bie pre e veprimit toksik të mjedisit që na rrethon.
Në këtë moment duhet të bëheni mjek të vetes dhe të mos injoroni katër shenjat e mëposhtme:
1.Urina: Ndryshimet e ngjyrës së urinës përcaktojnë jo vetëm shkallën e hidratimit të organizmit të një njeriu, por edhe gjendjen e tij shëndetësore. Urina e një njeriu të shëndetshëm është në ngjyrë të verdhë të lehtë dhe me aromë neutrale, kurse urina me erë të rëndë dhe ngjyrë të kuqërremtë e të verdhë të fortë është shenjë e dehidratimit dhe keqfunksionimit të veshkave. Personat që vuajnë nga diabeti dhe infeksionet urinare urinojnë më shpesh gjatë ditës, jo rrallëherë urina e tyre shoqërohet me gjakderdhje. Nëse vini re simptoma të tilla duhet të komunikoni menjëherë me mjekun.
2.Rënie dhe shtim në peshë në mënyrë drastike:Trysnia mediatike dhe ajo shoqërore ju vendosin shpeshherë para nevojës për të humbur peshë brenda pak kohësh. Por, nëse zgjidhni regjimin e gabuar ushqimor apo ushtrimet fizike jo të përshtatshme, trupi juaj do të vuajë i pari pasojat. Shtimi dhe rënia në peshë në mënyrë drastike sinjalizon gjithashtu probleme të sistemit imunitar.
3.Ndryshime në lëkurë: Lëkura është organi më i madh në trupin e njeriut, si pasojë është e ekspozuar ndaj toksinave dhe veprimit të radikaleve të lira. Nëse vini re ndryshime të tipit, shfaqje të njollave dhe nishaneve të errët që zmadhohen çdo ditë duhet të komunikoni me mjekun dermatolog.
4.Thonjtë: Edhe pse shpeshherë kujtoheni të kujdeseni për thonjtë kur shkoni tek estetistja, duhet të dini që ato janë një dritare ku reflektohet shëndeti juaj.Thonjtë e verdhë, të dobët që petëzohen dhe thyhen lehtë paralajmërojnë probleme me mungesën e vitaminave dhe gjëndrën tiroide.