E ti, kë po e përkëdhel!
- Albin Kurti u ankua pse Perëndimi po e përkëdhel Serbinë.
- U bë xheloz, prandaj flet palidhje, se nuk do t’i pengonte që Perëndimi po e përkëdhel Serbinë, sikur Perëndimi ta përkëdhelnin edhe atë.
- Përveç problemeve me lëmime e me përkëdhelje, Albin Kurti e akuzoi Perëndimin për padrejtësi ndaj Kosovës.
- Se, edhe kjo është pabarazi, dikë ta lëmojnë e dikë jo…
- Kryeministri i popullit më fukara në Evropë, po i tregon Perëndimit se kë duhet ta përkëdhelin…
po e ofendom Amerikën dhe Gjermaninë si mazohiste që e pëlqejnë sadizmin serb dhe e përkëdhelin…
- Kë e përkëdhelin Perëndimi është punë për ta, por shiko ti veten se kë po e përkëdhel ti!
- Po i përkëdhel hajnat e kriminelët, s’ka hajn e hajneshë që nuk e ka rehabilituar, dhe nuk është distancuar nga asnjë rast korruptiv të ministrave të tij, madje as nga vjedhja e rezervave të miellit, që është hajnia më banale dhe më johumane që ka ndodhur deri më sot.
- Çka kanë bërë me paratë e rezervave miellit?
- Ku i kanë lënë?
- Perëndimi nuk po e vjedh popullin e tij, e ta përkëdhel Serbinë në dëm të popullit të vet, dhe Perëndimin nuk po e vjedh Serbia…
prandaj kjo nuk quhet përkëdhelje, kjo quhet përpjekje e Perëndimit për pajtim me një shtet që dikur e ka bombarduar hatri i viktimave shqiptare, që kur u çliruan e shkatërruan vendin e tyre …
u bën armiq të vetëvetes.
- Pra, për dallin nga Perëndimi, Albin Kurti po i përkëdhel hajnat e popullit të vet!
- E, a ku shkon më ulët se sa që e ‘përkëdhel’ Dejona Mihailin, gestapon qesharake, portretizimi i rrejshëm dhe i frikshëm i së cilës dëshmon se Vetëvendosja nuk është veç e shqiptarëve.
Sikur nuk varet krejt prej Albin Kurtit, Vetëvendosja!
- Ajo sot hyri në prokurorinë speciale me pallto të zbërthyer, e doli me pallto të mbërthyer nga ethet e së premtes!
- Qeveria Kurti është e korruptuar, është e çuditshme, si një familje e madhe mafioze antiperëndimore aë po e zyrtarizon nepotizmin, korrupsionin dhe tenderët njëburimor….
- Është horror kur i dëgjon ministrat e Kurtit duke thënë se është normale ta punësosh familjarin tënd dhe t’ia japësh milionat e buxhetit familjarit tënd.
E ai kryesori i antikorrupsionit është ‘i tyre’ dhe kështu, drejtësia u bë punë qejfi…
- E Presidentja Osmani e ka thelluar rivalitetin me homologun e saj Putinin.
Osmani tha se Serbia luan sipas melodisë së Putinit!
- Edhe?
Presidentia që u bë interpretuese e ëndrrave serbe!
- Sipas Albin Kurtit, Serbia na e mori edhe Amerikën dhe Gjermaninë.
- Por, Amerika nuk është veç e Kosovës…
dhe se Albin Kurti e humbi Amerikën, e jo Kosova.
- E Kosova?
Ti pse nuk i shikon yjet e t’ua kah bien, pse nuk e pyet veten se pse Kosova i humbi të gjjthë:
- Kosova e ka humbur edhe Shqipërinë.
Bile Edi Rama e kish mbi tavolinë një kukull me figurën e Putinit e jo të Vjosës!
P.S. Nëse s’është kështu, si është?