Sipas “Foreign Policy”, Amerikës i bie ta luftojë influencën ruse në Ballkan

Prishtinë | 21 Maj 2019 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Media e njohur ndërkombëtare “Foreign Policy” i ka shkruar një artikull çështjeve ballkanike, duke vënë në dukje problemet më të mprehta në rajonin tonë.

Kjo media nënvizon se SHBA-të dhe BE kanë triumfuar në një mënyrë spektakolare në lidhje me çështjen e emrit me Maqedoninë Veriore, teksa arritën që të përbashkojnë dy shtete në marrëveshje. Në shkrim nënvizohet se Maqedonia e Veriut dhe Greqia tashmë po bashkëpunojnë dhe ky është hap i mirë për politikën amerikane dhe globale.

Në pjesën për Kosovën, thuhet se shteti i Kosovës dhe Serbia duken më të papajtueshme me njëra – tjetrën dhe akuzojnë vazhdimisht njëra – tjetrën se janë kriminale. “E njëjta perspektivë si në Maqedoninë Veriore është e mundur edhe në Kosovë. Për fat të keq, as Vuçiq, as presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk kanë vizion të homologëve të tyre grekë dhe maqedonas”, nënvizohet nga FP, transmeton GSH.

“Çështja e Kosovës është urgjente, sepse ajo vazhdon të mbetet një plagë e hapur rajonale. Me Bosnjën e ndarë, Rusia vazhdon që të ketë influencën e saj në Ballkan. Kështu që , detyra për ta kthyer Ballkanin nga perëndimi i bie Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të mos lejuar influencën ruse aty”, raportohet nga media prestigjoze amerikane.

Çështja e Kosovës, vijohet në shkrim, mbetet ende e paqartë, përpos faktit se si Vuçiq dhe Thaçi kanë thënë se duhet angazhim edhe më i madh i SHBA-ve. Sa i takon ndarjes së mundshme të Kosovës, FP analizon se kjo ide nuk mund të bëhet konkrete dhe as do të kishte mbështetje.

Të ngjashme