Sipas sondazheve, Pendarovski kandidati i koalicionit për president të Maqedonisë së Veriut

Prishtinë | 01 Mar 2019 | 11:12 | Nga Ekonomia Online

Sipas sondazheve të agjencive të angazhuara për opinionin publik nga ana e LSDM, ish-kandidati presidencial Stevo Pendarovski ka rezultuar si më i votuari tek qytetarët, duke përfshirë edhe komunitetet e tjera etnike, mëson INA nga burime pranë kësaj partie në pushtet.

Pendarovski kryeson listën e përbërë prej pesë kandidatëve, që kanë kaluar raundin final. Pas tij radhitet ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov, ndërsa i treti është ministri i brendshëm Oliver Spasovski që ka gëzuar mbështetjen më të madhe nga anëtarësia e LSDM.

Sipas gjitha gjasave nga burime pranë LSDM dhe BDI thonë se Pendarovski është kandidati i përzgjedhur, emri i të cilit do të shpallet sot nga dyja partitë.

Ai aktualisht është koordinator qeveritar për në NATO, ndërsa njihet si ish-kandidat për president në zgjedhjet e kaluara presidenciale.

Deri tani është spekuluar edhe për kandidate femra si ministrja e mbrojtjes Radmilla Sheqerinska dhe Vilma Trajkovska, bashkëshortja e presidentit të ndjerë Boris Trajkovski.

LSDM dhe BDI sot kanë paralajmëruar shpalljen e emrit të kandidatit për president.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme