Së paku 28 civilë kanë mbetur të vrarë pas sulmeve ajrore në veriperëndim të Sirisë.
Sulmi ka ndodhur në vendin e planifikuar për zonë të sigurisë, pasi që kjo pjesë kishte qenë nën hije nga kampanjat bombarduese kundër xhihadistëve, shkruan News18, përcjellë Klan Kosova.
Në mesin e të vdekurve kanë qenë edhe katër fëmijë, nga sulmet që u kryen gjatë natës në Amanaz, në krahinën Idlib pranë kufirit me Turqinë, ka thënë Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Në bazën kontrolluese të Britanisë është thënë se nuk mund të përcaktojnë tash nëse sulmet janë kryer nga aeroplanë luftarak të Qeverisë së Sirisë apo të aleatit të saj, Rusisë.