Siri, 35 të vrarë nga bombardimet e regjimit

Prishtinë | 09 Qer 2018 | 09:10 | Nga

Një organizatë siriane thotë se një sulm ajror në një rajon nën kontrollin e rebelëve ka lënë të vrarë 35 persona dhe dhjetëra të tjerë të plagosur, mes tyre fëmijë.

Organizata me bazë në Britani “Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut”, tha se sulmet ajrore patën në shënjestër fshatin Zardana, në provincën veriperëndimore të Idlibit.

Sulmet ajrore në Idlib nuk kanë qenë të zakonshme muajt e fundit.

Dhjetëra mijëra sirianë të zhvendosur nga rajone të tjera të vendit, janë sistemuar në Idlib.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme