Të paktën 70 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sylmi të dyshuar kimik në Douma të Sirisë.
Douma është qyteti i fundit i mbajtur me rebel në Ghouta Lindore theksojnë mjekët për mediat e huaja, njofton Klan Kosova.
Sipas forcave shpëtimtare vullnetare të ashtuquajtura Helmetat e bardha, numri i viktimave pritet të rritet ku shumica prej tyre janë fëmijë.
Qeveria siriane i ka quajtur trillime, akuzat ndaj tyre për sulm kimik të mundshëm ndaj civilëve, njofton Klan Kosova.