Drejtoria e Kadastrit në Komunë të Prishtinës, njofton qytetarët se sot më 16 shkurt prej orës 12.00, sistemi për printimin e certifikatave të pronës SIKTK, si dhe sistemi për printimin e kopjeve të planit “Harta Kadastrale/Cadastral Map” nuk do të jetë në funksion.
Agjensioni Kadastral i Kosovës (AKK) do të fillojë implementimin e projektit të ri që ka të bëjë me ngritjen, zhvillimin dhe riorganizimin e punës së sistemeve kadastrale të cilat shfrytëzohen nga zyret kadastrale komunale (ZKK) dhe gjatë vikendit do të bëhen instalimet dhe testimet e nevojshme. Sistemi do të kthehet në funksion të martën, 20 shkurt 2018.