Drejtoria e Kadastrit në Komunë të Prishtinës, njofton qytetarët se sistemi për printimin e kopjeve të planit “Harta Kadastrale – Cadastral Map” nuk është duke punuar.
Harta Kadastrale është sistem në të cilin regjistrohet baza e të dhënave grafike për tokat në Kosovë e që menaxhohet nga Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK).
Drejtoria e Kadastrit e ka njoftuar Agjencinë Kadastrale të Kosovës për problemin dhe jemi në pritje të rregullimit të këtij problemi nga ana e Agjencisë Kadastrale.
“Luten qytetarët që për informata shtesë të kontaktojnë Agjencinë Kadastral të Kosovës”.