Situata para objektit të Kuvendit të Kosovës vijon të jetë e qetë. Protestuesit, të cilët janë mbledhur para Kuvendit, vazhdojnë të qëndrojnë në vend, ndërsa deri më tani nuk është raportuar për ndonjë incident, raporton Ekonomia Online.
Në zonën përreth Kuvendit ka prani të protestuesve, të cilët po vazhdojnë qëndrimin e tyre, ndërsa situata po monitorohet nga afër. Për momentin, gjendja para objektit të Kuvendit paraqitet e qetë dhe pa tensione të raportuara.
