“Situata e sotme tregon që VV-ja punëson bashkëpartiakët dhe familjarët, premtimet e qeverisë Kurti, po dalin mashtrime”

Prishtinë | 17 Gus 2023 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së djeshme është punësuar motra e shefes së kabinetit të kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni. Ku motra e shefes se kryetarit të Gjilanit është punësuar në Komunë, në Drejtorinë për Kadastër

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, në një prononcim për Gazeta Blic tha se situata e tanishme tregon që VV-ja punëson bashkëpartiakët dhe familajrët, atje ku ai thotë se premtimet e qeverisë Kurti, po dalin mashtrime.

“Situata e sotme tregon që VV po punëson bashkëpartiakët e familjarët, e që nuk korrespondon me premtimet elektorale të bëra gjatë betejes për vota. Pra premtimi po del mashtrim”, u shpreh Haliti për Gazeta Blic.

Tutje Haliti tha tha se nepotizmi në vendet përendimore luftohet njësoj si korrupcioni, dhe se të punsuarit me nepotizëm punësohen nëpër digastere të ndryshme me garancinë e personit të dytë ose ndyshe siç e quan Haliti “Shefi i Madh”, i cili sipas tij ka nevoj që korrupcioni të bëhet në qark të mbyllur.

“Fenomeni nepotizëm në vendet përendimore luftohet njejtë si korrupcioni. Të punësuarit me lidhje nepotizmi punësohen nëpër digastere të ndryshme me garancinë e përsonit të dytë që garanton sekret dhe shërbim për personin e tretë apo më mirë të themi Shefi i Madhë i cili ka nevojë që korrupcioni të bëhet në qarkë të mbyllur, dhe u maskuar lidhur me vendimet në borde apo agjensi “, tha Haliti.

Deputeti Haliti thotë se në Kosovë ligji nuk e trajton siç duhet këtë çështje. Pasi që në çdo digaster si në Komunë, Agjenci të pavarura, Borde, Qeveri dhe Kuvend, shumica e të punsuarve janë me lidhje nepotike apo partiake.

“Megjithatë në Kosovë ligji nuk e trajton sic do të duhej këtë çështje. Në çdo digaster, Komunë, Agjensi të pavarura, Borde, Qeveri, Kuvend, shumica e të punësuarve jane me lidhje nepotike ose partiake”, u shpreh Haliti për Gazeta Blic.

Kujtojmë se Kryeministri i vendit Albin Kurti, kur erdhi në qeveri thoshte se “Familjarët janë për dasma, jo për punësim në ministri”, dhe ai vazhdimisht thoshte se gjatë qeverisjes së tij nuk do të ketë punësime me nepotizëm por vetëm me meritokraci.

Por nuk zgjati shumë premtimi i tij, pasi erdhi në pushtet filluan punësimet e familjarëve në institucionet dhe agjencit publike.

Të ngjashme