Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se aktualisht 86 pacientë janë duke u trajtuar në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme nga Covid-19.
Sipas ShSKUK-së, 25 prej tyre janë konfirmuar pozitiv me koronavirus, teksa dy janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Në saje të raportit të punës për datën 24 qershor 2021, në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 86 pacientë. 25 prej tyre, janë të konfirmuar pozitivë, 56 janë me oksigjeno-terapi , ndërkaq 2 pacientë vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Situata me COVID-19: 86 pacientë po trajtohen në SHSKUK
Në saje të raportit të punës për datën 24 qershor 2021, në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 86 pacientë.
25 prej tyre, janë të konfirmuar pozitivë, 56 janë me oksigjeno-terapi , ndërkaq 2 pacientë vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në QKUK janë të shtrirë 65 pacientë:
11 të konfirmuar me COVID-19
46 me oksigjeno-terapi
1 në gjendje të rëndë
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave
Klinika Infektive, 11 pacientë, 1 në gjendje të rëndë + 17 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë
Klinika e Pulmologjisë, 37 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 18 pacientë
1 në gjendje të rënduar
14 të konfirmuar pozitivë
10 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Prizrenit, 3 pacientë
Spitali i Gjakovës, 3 pacientë
Spitali i Pejës, 4 pacientë
Spitali i Gjilanit, 8 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 3 pacientë