Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike derisa sipas njoftimit të ekzekutivit janë marrë disa vendime, raporton Gazeta Express.
Kabineti qeveritar ka miratuar propozimin e Ministrit Shëndetësisë, Armend Zemajt për nxjerrjen e një rregullore për kushtet e kompensimit dhe procedurat tjera të angazhimit të përkohshëm të stafit mjekësor.
Në arsyetim të vendimit thuhet se, kërkesat në rritje për angazhimin e profesionistëve shëndetësor dhe stafit mbështetës gjatë pandemisë COVID-19, për shkak të mbingarkesës me pacientë të infektuar me COVID-19 dhe infektimit të profesionistëve shëndetësor me COVID-19, është e domosdoshme të nxirret Rregullorja për kushtet, kompensimin, dhe procedurat tjera për angazhimin e përkohshëm të profesionistëve shëndetësor dhe stafit mbështetës gjatë pandemisë COVID – 19.