Situata në Ballkanin Perëndimor ka ndryshuar për të keq, ka vlerësuar të mërkurën Ministri i Jashtëm slloven Karl Erjavic, veçanërisht duke theksuar tensionet e brendshme në Bosnjë dhe Hercegovinë, marrëdhëniet mes Prishtinës e Beogradit dhe krizës politike në Maqedoni.
Ai tha se samiti i fundit i shefave të shteteve të Ballkanit në kuadër të Brdo- Brion, dëshmoi se ende ka kontradikta, elemente të armiqësisë, intolerancës dhe qëndrime të ndryshme të udhëheqësve, transmeton lajmi.net.
Më pas ka thënë, se situata në këtë rajon ka ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme për të keq gjatë vitit të kaluar.
Ai, gjithashtu, ka theksuar se tensionet e brendshme politike në Bosnjë-Hercegovinë, Maqedoni dhe marrëdhëniet e tensionuara mes Beogradit dhe Prishtinës, ishin veçanërisht të dukshëm në takim, raporton Hina.