Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell do të takoj nesër në takime të ndara kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Borrell takimet e ndara me Kurtin dhe Vuçiqin do t’i zhvilloj në Paris në kuadër të Forumit për Paqe. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i […]
Situata në Kosovë, Borell takon nesër Kurtin e Vuçiqin në takime të ndara në Paris

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell do të takoj nesër në takime të ndara kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Borrell takimet e ndara me Kurtin dhe Vuçiqin do t’i zhvilloj në Paris në kuadër të Forumit për Paqe.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një postim në Twitter.
“Për të vazhduar përpjekjet e BE-së për të ndihmuar Serbinë dhe Kosovën në de-përshkallëzimin, zbutjen e tensioneve aktuale dhe avancimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, Josep Borrell do të takoj nesër në Paris, në takime të ndara kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq”, ka shkruar Stano.











