Situatë dramatike në Thumanë, banorë nën rrënoja

Prishtinë | 26 Nën 2019 | 06:21 | Nga Ekonomia Online

Situata paraqitet dramatike në Thumanë pas tërmetit 6.3 i shkallës Richter që goditi Shqipërinë në orër e hershme të mëngjesit.

ABC News raporton se dy ndërtesa janë shembur dhe dyshohet se në to kanë mbetur banorë.

“Brenda dëgjohen britma, dyshohet se ka njerëz të bllokuar në ndërtesat e rrënuara. Wshtë e papërshkrueshme ajo që po shoh, njerëzit po ndihmojnë njeri-tjetrin për të dalë nga rrënojat. Ka britma kudo”, raporton gazetari i ABC News, nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë, zyrtarisht raportohet për një shtesë pallati dhe dy godina të shembura deri më tani, por ka dyshime se bilanci është më i rëndë.

Të ngjashme