Situatë e qetë pas sulmit të mbrëmshëm në objektin e Kuvendit

Prishtinë | 05 Gus 2016 | 11:55 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas shpërthimit të mbrëmshëm në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës me mortajë dore, sot situata është e qetë. Qytetarët lëvizin lirshëm, madje as policë nuk shihen afër ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Një pajisje shpërthyese është hedhur drejt ndërtesës së Kuvendit të Kosovës mbrëmë rreth orës 23:00, nga persona të panjohur. Ende nuk dihet arsyeja e këtij shpërthimi.

Dëme materiale kanë pësuar edhe zyrat brenda Kuvendit të Kosovës. Policia e Kosovës është duke hetuar rastin.

Policia e Kosovës ka thënë se në vendin e ngjarjes ka gjetur dëshmi relevante, në mesin e të cilave edhe një mjet për hedhjen e predhave, shishe të benzinës (koktej molotovi) dhe një motoçikletë të djegur jo larg nga vendi i ngjarjes.

Policia beson se dëshmitë nga vendi i ngjarjes do të çojnë drejt kapjes së autorëve të sulmit mbi objektin e Kuvendit të Kosovës.

13902145_1019157341537661_1112990827_o - Copy kuvendi 1 kuvendi 2 - Copy kuvendi 3 - Copy

Të ngjashme