Qytetarët asnjëherë nuk kanë marrë trajtimin e duhur, e mungesa e barërave esenciale në spitalet tona ua ka vështirësuar edhe më tepër këto shërbime.
Së fundi nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës kanë njoftuar se drejtoria e ShSKUk-së ka vendosur të bëjë publike listën e kompanive farmceutike të cilat kanë bërë vonesa në furnizim me barna dhe material shpenzues, përkundër kontratave të lidhura me ShSKUK-në.
“Të gjitha këto kompani. janë trajtuar sipas Ligjit të Prokurimit Publik, duke u gjobitur për vonesat”, thuhet në njoftim.
Po ashtu në këtë njoftim janë publikuar edhe listat e produkteve për të cilat ShSKUk është në mungesë, e për të cilat thuhet se ka pasur procedura të hapura të prokurimit, por se nuk ka pasur ofertues.