Shiu i rrëmbyeshëm që ka rënë ditët e fundit ka vështirësuar qarkullimin në komunën e Gjakovës, raporton Ekonomia Online.
Megjithatë, Vehat Hoxhaj, drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim tha se të gjitha rrugët janë të lira për qarkullim në Gjakovë.
“Komuna e Gjakovës të gjitha rrugët janë të lira. Intervenimet tona kanë qenë tek urat tani për tani lumenjtë janë në gjendje kaotike, por s’kemi pasë dalje nga shtrati. Problemet i kemi pas me kanalizimeve dhe kanalet e ujërave atmosferike, kemi pasë ndërhyrje në zonat urbane, sidomos në bodrume”, tha Hoxhaj.
Ndërsa, gjendja në fshatin Rracaj vazhdon të jetë e rënduar, por sipas Hoxhajt një ekip është duke intervenua.
Në anën tjetër, banori i fshatit Rracaj, Besim Beqaj tha se ky fshat ka pasur edhe me herët probleme me vërshimet.
“Nuk është hera parë që kemi vërshime ka ndodhë s’di sa herë. I bëjmë thirrje komunës me na ndihmu me rregullu këtë problem pasi ka nevojë për riparime”, tha Beqaj.
LEXO EDHE: