Sizmologu Shemsi Mustafa thotë se Kosova gjendet afër zonës që ka aktivitet të lartë sizmik, prandaj nuk përjashtohen tërmetet në të ardhmen, por pritet të jenë me intensitet më të ulët sesa ato që kanë ndodhur në Kroaci, Shqipëri, Greqi, Turqi etj.
Në një bisedë Mustafa tha se kjo zonë është goditur nga tërmete të fuqishme në tri vitet e fundit.
“Bazuar në aktivitetin seizmik që tri vite që është në zonën ku ka goditur shumë vende dhe shumë territore duke filluar nga Kroacia, Shqipëria, Greqia, Turqia, kjo zonë në të kaluarën ka gjeneru shumë termete shumë të fuqishme me mbi 7 shkallë që mund të jetë edhe në të ardhmen, mund të gjenerohen tërmete të fuqishme. Bazuar në këtë që është zonë sizmike që është kontakti i dy pllakave dhe nga presioni i madh gjeneron termete të njëpaskohëshme, por këto tri vite patëm tërmete të fuqishme e bazuar në këtë që kjo zonë është shumë aktive në aspektin sizmik, faktikisht Kosova gjendet shumë afër këtyre zonave që edhe Kosova mund t’i përgjigjet me termet por jo të intensitetit si të vendeve që i përmendëm”, tha Mustafa të hënën për Express.
Ai tha se nuk mund të dihet se kur do të ketë termete, pasi tërmeti nuk ka kohë.
“Tërmeti nuk ka kohë, por në bazë të fotove të rrezikut, në bazë të peridhave të përseritjeve janë vendet ose zonat që mund të goditen. Tërmeti i mbrëmshëm ka tregu që ka një vijueshmeri në këtë zonë me kontaktin e dy pllakave, pasi para do ditësh patëm tërmet në Kretë dhe kjo tregon se është një zonë shumë aktive sizmike”, u shpreh ai tutje.
Ndërsa në vendin tonë Mustafa tha se do të ketë tërmete por me intensitet të ulët.
“Tërmete do të ketë por me një intensitet më të ulët”, tha ai.
Një tërmet i fortë është dëgjuar mbrëmë në Kosovë. Tërmeti me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur 6 kilometra në veriperëndim të qytetit të Florinës në Greqi, ndërsa dridhjet janë dëgjuar në 7 shtete të rajonit.
Sizmologu Shemsi Mustafa ka thënë se Greqia është një zonë me aktivitet sizmik të lartë, andaj nuk ka qetësi.