Nuk do të ketë aktakuzë kriminale në lidhje me vdekjen e muzikantit Prince, ka deklaruar prokuroria në SHBA.
Prince, 57 vjeçar, kishte ndërruar jetë nga një overdozë aksidentale me ilaç kundër dhimbjeve fentanyl dhe një opioidi disa herë më të fuqishëm se heroina.
Prokuroria në Minnesora ka deklaruar se brenda shtëpisë së tij ishin gjetur mbetje të drogës në fjalë mirëpo nuk kanë gjetur burimin e tyre.
Sipas tyre nuk ka asnjë prove se kishte keqbërje të qëllimshme.
Prince ishte gjetur pa shenja jete në ashensorin e studios së tij Paisley Park, në prill të 2016-ës.