Nuk e kishte menduar askush një bashkëpunim të tillë.
Këngëtarët Ramadan Krasniqi-Dani dhe Ylli Limani kanë bashkuar forcat në projektin e ri, shkruan lajmi.net.
Bëhet fjalë për këngën “S’ka dashni”, e cila sapo është publikuar në kanalin YouTube, e vizuelizuar edhe me videoklip.
Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar Petro Xhori, për muzikën është kujdesur Irkenc Hyka, ndërsa videon e ka realizuar Imagine Films.
Më poshtë mund ta gjeni këngën më të re nga Dani dhe Ylli.