Inter ende është në pritje të një marrëveshjeje me Manchester United rreth sulmuesit, Alexis Sanchez.
BBC raporton se Antonio Conte është mëse i interesuar për ta bërë pjesë të skuadrës së tij kilianin, transmeton Klan Kosova.
Nerazzuri megjithatë ende nuk janë të përgatitur plotësisht që t’i paguajnë të gjitha shpenzimet e futbollistit që janë jashtëzakonisht të mëdha.
Sanchez ka dështuar ta tregojë vetën në Manchester United që prej kur e la Arsenalin në janarin e 2018-ës.