S’ka kuorum, komisioni vazhdon diskutimin për shkeljen e rregullores nga Veseli

Prishtinë | 02 Mar 2018 | 14:23 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit ndonëse nuk ka pasur kuorum ka vazhduar diskutimin për shkeljen e Rregullores së Kuvendit nga Kryetari Kuvendit, Kadri Veseli.

Mbledhja e jashtëzakonshme është thirrur nga kryetarja e Komisionit, deputetja e Vetëvendosje, Albulena Haxhiu. Kjo pasi kreu i Kuvendit Kadri Veseli, ia ndaloi fjalën Frashër Krasniqit, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e këtij komisioni, Albulena Haxhiu tha se menjëherë pas arbitratietit të shkeljes së rregullores së Kuvendit ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme.

Sipas saj, Veseli e ka shëndërruar Kuvendin në pronë private.

“Ne jemi vetëm 5 anëtarë dhe të tjerët kanë thënë qe nuk do të jenë të pranishëm do të thotë që nuk kemi kuorum. Sot ndodhi shkelja e radhës ku Veseli ndërpreu fjalën e Frashër Krasniqit pa asnjë të drejtë. Kadri Veseli është njeri autoritar dhe e ka shëndërruar Kuvendit sikur të ishte privat i tij. Kjo sjellje e tij ishte e pa pranueshme”.

“Sot s’kemi kuorum për të marr vendim por në mbledhjen e të martës do të marrim vendim që të tërheq atë se çfarë ka bëre sot. Ne kemi pranuar edhe një shkresë mocion nga shefi i grupit parlamentar të VV për shkeljet e Kadri Veselit”.

Glauk Konjufca, nga VV, tha se është e papranueshme mënyra e të shprehurit të Veselit me deputetë.

“Unë ja drejtova këtë mocion pikërisht komusonit sepse ka kompetencën në trajtimin e kësaj çështje. Pozicioni publik është i përcaktuar sipas rregullave të caktuara, në momentin kur një person e mban ofiqin publik”.

“Kryetari i parlamentit e keni edhe në mënyrën se si mu drejtua mua, kështu po veproj sepse kështu po ma donë qefi, kjo është skandaloze dhe ky njeri nuk e udhëheq seancën sipas rregullit por sipas qefit dhe kjo është problematike. Nëse ky e sheh si privilegj me i trajtuar të tjerët të pa barabartë. Komisioni jonë është mirë që ta identifikoj si problematike dhe kryetari ta dije që nuk është mirë të dal jashtë rregullave”.

Arben Gashi, nga LDK, tha se ka pasur veprime shumë më të dhunshme në kuvend mirëpo kryetari Veseli nuk ka marrë ndonjë vendim të tillë.

“Ajo çka ndodhi në seancë nuk u kuptua mirë se çka ndodhi. Mënyra se si deputeti Krasniqi filloj ishte një tendencë konfliktueze të jem i sinqertë mirëpo kryetari i kuvendit do të duhej fillimisht te ja tërheq vërejtjen t’i kërkoj të tërheq fjalën e pastaj nëse nuk bindet ta përjashtoj. Ka pasur veprime shumë më të dhunshme në kuvend ku janë sulmuar kryeministri e anëtarë tjerë e kryetari nuk e ka marrë këtë masë. Kjo sjellje e kryetarit të kuvendit është e tejkaluar sepse nuk e thotë rregullorja kështu”.

Korab Sejdiu tha se qasja e një deputeti në asnjë mënyrë nuk e arsyeton shkeljen e rregullores nga ai që është i thirrur të vendos rregull.

“Nuk mundet kryetari me kokë të vetën me vendos se çka munden e çka nuk munden me thanë deputetet. Ky kryetar duhet me pas një kujdes shtesë duke e pas parasysh mënyrën se si ka ardhur deri te kjo pozitë. Ai duhet të ketë kujdes të veçantë kur ja ndërprenë fjalën opozitës sepse është kryetar i të gjithëve. Kjo është shenja e parë e sistemit diktatorial. Unë e di që ndoshta edhe nuk do ti kemi numrat për mbështetje të rregullores por mendoj që nuk duhet me lënë me kaluar lehtë”.

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/veseli-ia-nderpret-fjalen-krasniqit-nuk-lejoj-patriotizma-ne-kuvend-sa-te-jem-kryetar/

Të ngjashme