“S’ka njeri që e ndalon”- Pasi Dafina Zeqiri tregoi se do martohen së shpejti, i dashuri e mbështet publikisht këngëtaren (Foto)

Prishtinë | 10 Nën 2023 | 13:05 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri dhe partneri i saj Kreshnik Gjergji po shijojnë romancën e tyre të dashurisë, ndërsa së shpejti do të kurorëzojnë me martesë lidhjen e tyre.

Dyshja janë shumë aktivë në rrjetet sociale, ku ndajnë me ndjekësit foto nga momentet e tyre romantike.

Dafina po korr suksese të një pas njëshme në estradën muzikore, ndërsa mbështetësi i saj më i madh është njeri që i ka rrëmbyer zemrën.

Përmes një postimi në InstaStory ai e ka treguar që ndihet shumë krenarë për sukseset e partneres së tij, ndërsa shprehet se nuk ka njeri që do ta ndalon atë.

“Këtë vit vetëm duke fituar në të gjitha anët, s’ka njeri që e ndalon”- ka shkruar Kreshniku krahas fotos së tyre ku dyshja duen mjaft të lumtur së bashku.

Disa muaj më parë Dafina dhe Dj Geek i dhanë fund romancës së tyre të dashurisë, teksa shkëputën marrëdhëniet me njëri-tjetrin edhe nga ana profesionale.

Megjithëse dyshja kanë rifilluar sërish jetën, akoma nuk dihet se çfarë shkaktoi ndarjen e tyre.

Dafina kohët e fundit është njaft e përfolur në median rozë, jo vetëm për romancën e saj por edhe për këngën më të re të Ledri Vulës “Paranormal” i cili e përmend atë së bashku me ish-partneren e tij Sara Hoxha.

Të ngjashme