Qeveria dhe presidenti nuk flasin me një gojë për kompromiset në dialog me Serbinë, edhe pse janë pjesë e një Ekipi.
Dallime ka edhe brenda partnerëve të koalicionit. Kabineti i kryeministrit Haradinaj nuk ka komentuar deklaratat e zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj, i cili ka paralajmëruar një ditë më herët se nëse vijat e kuqe nuk vlejnë në raport me Serbinë, ato nuk duhet të vlejnë as me Shqipërinë, shkruan sot Koha Ditore.
Zëvendëskryeministri nga radhët e PDK-së, Hoxhaj ka përsëritur qëndrimin e tij rreth vijave të kuqe. Sa u përket dallimeve ka thënë se këto tema janë përtej një qeverie dhe partie, dhe një mandati.