Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk do të kenë pushim. Ngase Kryesia ka marrë vendim që çdo të enjte do të ketë seanca deri në përfundim e çështjeve që lidhen me liberalizimin e vizave.
Pas mbledhjes së Kryesisë, Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se nuk do të ketë pushim pa u kryer agjenda e kuvendit e sidomos pikat që kanë të bëjmë me liberalizim të vizave, raporton Ekonomia Online.
“Nuk patëm kuorum të mbledhjes se kryesisë Mirëpo kemi marr disa vendime. Do të kemi seanca çdo të enjte dhe në të njëjtën kohë është një qëndrim se nuk do të ketë pushime pa u kryer agjenda e kuvendit e sidomos ato pika që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave”.
Në seancën e cila do të mbahet sot do të diskutohen pikat e papërfunduara nga seancat e mëparshme.
Ndërkaq në seancën plenare të radhës pritet të mbahet Interpelanca e ministrit të Administratës Publike Mahir Yagcilar, sipas kërkesës së grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, në lidhje me mos-ndryshimin e Udhëzimit Administrativ Nr. MShP 2004/07 për udhëtime zyrtare dhe Shqyrtimi i dytë i projektligjit nr. 06/L-046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës.