S’ka reciprocitet nga pala kosovare për targa dhe lëvizjen e lirë

Prishtinë | 20 Dhj 2017 | 07:24 | Nga

Qeveria e Kosovës nuk është duke e zbatuar masën e reciprocitetit me Serbinë, e cila ende nuk i njeh targat e Republikës së Kosovës dhe as dokumentet e saj të udhëtimit, shkruan sot Koha Ditore.

Qytetarët që udhëtojnë drejt këtij shteti fqinj, duket të mbulojnë targat RKS kur hyjnë në Serbi dhe të paguajnë një shumë të hollash për targat provuese të Serbisë.

Po ashtu në kufirin serb udhëtarët me dokumente të Kosovës mund të prezantojnë vetëm letërnjoftimin (jo pasaportën e Republikës së Kosovës) dhe në këtë rast duhet të plotësojnë formularin e hyrje-daljes. Por kështu nuk ndodh edhe me qytetarët e Serbisë, pasi Kosova i njeh edhe dokumentet e udhëtimit edhe targat e këtij shteti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme