Nënkryetarja e VV-së, Fatmire Kollçaku, tha se kjo parti ka qenë shumë korrekte me LDK-në, raporton Ekonomia Online.
Kollçaku një prononcim për medie para Kuvendit të Kosovës shtoi se ka vullnet të dyanshëm politik për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.
Ajo thotë se që nga fillimi janë marrë vesh që kryeministri dhe kreu i Kuvendit i takojnë VV-së, përderisa që nuk kanë pretendime për presidentin.
“Jemi ku jemi qytetarët janë lodhur dhe jemi lodhur gjithë ne. Tani po ndodhë diçka e re pas 20 vjet pas luftës. Ishte dashur me mbete i shpresë sepse nëse jetësohet do të prek jetën e qytetarëve drejtpërdrejt ta ndalimi një politikë korruptive. Nëse qytetarët e kanë parasysh ky proces nuk është i gjatë pasi LVV-ja për herë të parë ka mundësi që të qeverisë me vendin plotësisht tjetër”.
“Ka vullnet të dyanshëm politik. LVV-ja me bindje të plotë ka qenë shumë korrekte. LVV-ja përkundër faktit që ka dalë e para është subjekt fitues, ka pasur një partneritet të mirëfilltë me LDK-në. Ta kemi kryeministrinë nga radhët tona edhe kryeparlamentarin. Presidenti ka qenë në fillim, ne nuk kemi pretenduar të jetë nga LVV-ja”.
“Tani jemi ku jemi, rikonfirmojë vullnetin e dy palëve. Ne nuk e kemi përmbyllë dhe dy palët janë duke bërë maksimalisht që të ndodhë një takim. Shumë shpejt do të ndodhë. Takimi do të ndodhë, i kemi aftat kushtetuese. Do të ndodhë, por nuk e dimë se kur”.
Edhe pse thotë se zyrtarët e LDK-së kanë dalë në kundërshtim me deklaratat e njëri-tjetrit, ajo është optimiste se nuk ka zgjidhje tjetër përveç koalicionit.
“Për çdo gjë tjetër do të ulemi të gjejmë një zgjidhje. Do të shohim mundësit që t’i shohim këtë bashkëqeverisje si ndryshim. Nëse janë të pranueshme figurat nga dy subjektet nuk e shoh të pa arsyeshme vazhdimin e dialogut e ta jetësojmë vullnetin e qytetarit të Kosovës”.
“Ne i kemi në dispozicion ditët, kemi pritur deri tani, është mirë të mos ngutemi. Nëse është interesi i përbashkët për të jetësuar këtë koalicion atëherë mund ta gjejmë zgjidhjen. Zyrtarët e LDK-së kanë dalë në kundërshtim me deklaratat e njëri-tjetrit. Jam optimiste nuk e mendoj njëherë për një zgjidhje tjetër përveç koalicionit”.