Nënkryetarja e LVV-së i reagon Thaçit pasi e quajti Kurtin uzurpues

Prishtinë | 25 Maj 2020 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku i ka reaguar presidentit të vendit, Hashim Thaçit që sot gjatë ditës e ka quajtur kreun e qeverisë në detyrë, Albin Kurtin uzurpues.

Përmes një shkrimi në Facebook, nënkryetarja e LVV’së, ka thënë se Thaçi po e quan uzurpues njeriun që ka dalë në dy zgjedhje si politikani më i votuar.

“Po quan uzurpues Njeriun që në dy palë zgjedhjet e fundit ishte politikani më i votuar!!!!! Po quan uzurpues Kryetarin e subjektit më të votuar në dy palë zgjedhjet e fundit!!!!! Po quan uzurpues Kryeministrin më kompetent, që po gëzon përkrahjen më të madhe qytetare si asnjë deri tani, e që po dëshmohet nga dita në ditë”, ka shkruar e njëjta.

Kollcaku tutje ka shkruar se tani është e rëndësishme të kuptohet se grabitja e pushtetit në kohë pandemie globale nuk i bën nder askujt.

“Vetëm sovrani kur të flet përsëri, vendin e vet do ta dijë secili. Vetëm #zgjedhjet janë #zgjidhja #meKryeministrin”, ka thënë ai./

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme