S’ka vaksinime në sallën “1 Tetori”, problem me sistemin

| 11 Dhj 2021 | 12:28 | Nga

Vetëm një javë pas rifillimit të vaksinimit edhe gjatë fundjavave, në sallën “1 Tetori” është ndërprerë dhënia e vaksinave.

Qytetarëve që janë paraqitur për t’u vaksinuar mëngjesin e së shtunës aty, u është thënë se ka problem në sistem.

Ndërkohë, ka qytetarë brenda sallës të cilët po presin rregullimin e problemit për t’u vaksinuar.

Deri tash, në Kosovë janë dhënë 1.640.380 doza të vaksinave, sipas raportit të fundit të IKSHPK-së. 770.941 edhe me dozën e dytë.

Të ngjashme