Edhe pas tërmetit të orës 11 në Pejë, ka pasur edhe goditje të tjera, por që, sipas Shemsi Mustafës drejtor në zyrën sizmologjike, ato kanë qenë të vogla.
Lëkundjet e dyta kanë qenë afër epiqendrës mes Dubovës dhe Jabllanicës.
I pyetur se a ka rrezik për tërmet me shkallë më të lartë të Rihterit, Mustafa ka thënë se janë duke monitoruar çdo lëvizje të tokës në tërë Kosovën dhe se nuk ka vend për panik.
“Jo rrezik nuk ka, nuk ka vend për panik” ka thënë Mustafa për TV Artën.