Ekonomia Online
FUNDIT

Skaj një mali

Skaj një mali

(Në kujtim të Ngadhnjim Fetah Shehollit, në gjashtëmujorin e ndarjes së tij nga jeta, si pasojëe një aksidenti komunikacioni në Austri.) Skaj një mali,varre burrash, grash, vashashe fëmijësh.Portrete burrash seriozë,të gdhendura në mermer të bardhë,me shikim të mprehtë, sikur kur ishin gjallë.Disa me plisa e marama,disa me kapela franceze,disa me frizurae të buzëqeshur.Skaj këtij malika […]

(Në kujtim të Ngadhnjim Fetah Shehollit, në gjashtëmujorin e ndarjes së tij nga jeta, si pasojë
e një aksidenti komunikacioni në Austri.)

Skaj një mali,
varre burrash, grash, vashash
e fëmijësh.
Portrete burrash seriozë,
të gdhendura në mermer të bardhë,
me shikim të mprehtë,

sikur kur ishin gjallë.
Disa me plisa e marama,
disa me kapela franceze,
disa me frizura
e të buzëqeshur.
Skaj këtij mali
ka varre pa gurë e pa emër,
si pasojë e çmendurisë sonë.
Fytyra grash
të stampuara në gurë,
me flokë të shprishura
nga erërat dhe stuhitë
e kohërave të pamëshirshme.
Varre vashash,
me fytyra të ndritura si hëna,
që s’arritën të bëhen nuse.
Varre djemsh të rinj,
që pabesisht u vranë
në ushtri të huaja,
në ushtri të dreqit.
Varre fëmijësh,
me shikimin kah nënat,
sikur atyre u thonë:
“Na merrni në gji!”
Në varrezat pranë malit,
edhe një varr i njomë
i një djali të ri,
mërgimtar,
që vdiq aksidentalisht
në një mision humanitar.
Djali shpirtmirë e solidar,
rritur e burrëruar në Zvicër,
edhe gjumin e bënte
me Llapin dhe Herticën.
Me këmishën e bardhë
dhe qëndrimin gatitu,
porsi ushtar,
i bën roje Atdheut,
të cilin e deshi
me shpirt e zemër.

Zogj e njerëz kalimtarë
luten për shpirtin
e djalit mërgimtar,
i cili prehet pranë gjyshit dhe gjyshes,
në varrezat e Herticës,
skaj një mali.
Arif Ejupi
Gjenevë, 22 gusht 2026

Të ngjashme