Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar për rastin e foshnjës së vdekur që u fut në rrobalarëse në Spitalin e Pejës.
Ai thotë se kryeministri Kurti i cili njëherësh është edhe kryetar i Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi do duhej të dorëhiqet pas këtij rasti skandaloz.
“Ky rast i tmerrshëm në Pejë është si pasojë e mospërgjegjësisë së stafit i cili është pa zot shpie, pa përkrahje dhe pa menaxhim të duhur pasi nuk ka kush t’i inspektojë për punën që bëjnë”, thotë mes tjerash Haxhiu.